Europa League: Lacio mboshtet nga Frankfurti dhe tё dy ekipet kualifikohen

Lazio ka pësuar në shtëpi ndaj Frankfurtit me rezultat prej 2 me 1 në kuadër të Ligës së Evropës, por tё dy ekipet kualifikohen tutje, njofton Kabllogrami

Lazio kaloi së pari në epërsi në mintuën e 56 përmes Correas, që shënoi pas asistimit nga Luis Alberto, transmeton Koha.net.

Megjithatë, Frankfurti u kundërpërgjigj duke shënuar dy herë përmes Gacinovicit dhe Hallerit.

Titullar te Lazio në këtë takim ishin Valon Berisha e Riza Durmishi.

Lazio e Frankurti kalojnë fazën e grupeve. Me klubin gjerman që është lider në Grupin H me 18 pikë, kurse Lazio në vendin e dytë ka 9 pikë. Apolloni në vendin e tretë me 7 pikë. Marseille në vendin e fundit ka 1 pikë. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment