Mediat serbe shkruajnë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, viziton Serbinë në datë 29 gusht, ku pritet të formalizojë dhe inaugurojë edhe zyrtarisht fillimet e punimeve në autostradën Beograd-Sarajevë.
Megjithatë, këto po mbeten ende informacione të pa konfirmuara.
Një marrëveshje tregëtare për hartimin e planit të detajuar për ndërtimin e seksioneve të autostradës Beograd-Sarajevë midis Qeverisë së Serbisë dhe kompanisë turke Tashjapi u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndërtimi i autostradës Beograd-Sarajevë ia mundëson Serbisë që të lidhet me Korridorin Evropian 5, që lidh Hungarinë, Kroacinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, dhe kështu të ndërlidhen me korridoret 10 dhe 11. /©Kabllogrami/