Era Istrefi do të performojë edhe në ceremoninë hapëse të “Kupës së Botës për Femra 2019”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi, është bërë ndër emrat më të famshëm të muzikës në botë, e në veçanti kur është fjala për të performuar në ngjarjet sportive.

Ajo ishte pjesë e “Botërorit 2018” së bashku me aktorin e njohur Will Smith dhe këngëtarin e famshëm Nicky Jam, ndërsa këtë herë do udhëtojë drejt Parisit.

Në FIFA kanë konfirmuar se Era Istrefi do të bëjë ceremoninë e hapjes së “Kupës së Botës për Femra 2019” në Paris. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment