Era e fortё rrëzon bredhin përballë Teatrit Kombëtar

Një erë e furishme me shi ka kapluar para pak çastesh Prishtinën. Pёr pasojё kjo erë e furishme ka rrëzuar bredhin që ishte i vendosur përballë Teatrit Kombëtar, raporton Kabllogrami

Kryetari i Prishtinёs, Shpend Ahmeti po tregohet neglizhent nё punёt qё duhet bёrё nё kryeqytet, si dhe nё shёrbimet qё duhet ofruar qytetarёve, pёr ç’gjё mori votat e elektoratit pёr ta qeverisur kryeqendrёn.

Si duket dalja nga lёvizja VV me votat e sё cilёs fitoi mandatin, e kanё bёrё dembel mё shumё se ç’ёshtё, mbase duke e ditur se mё s’ka kurrёfarё gjasa tё fitojё e tё zgjidhet nё njё post tё tillё.

Si punёt tjera, dekorimi në kryeqytet edhe ashtu është vonuar këtë fundvit dhe siç po duket ёshtё bёrё shkel e shko. Mbase, Shpendi tash tёrё fokusin e ka pёrqendruar nё dialogun me Serbinё. Nёse ёshtё ashtu, atёherё pse s’tёrhiqet nga udhёheqja e kryeqytetit. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment