Zv/kryeministri i Kosovës, njëherësh nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se unë jam ai që kam dhënë idenë për vënie e taksës, ide e cila është përkrahur nga kryeministri Haradinaj dhe nga kryetari Veseli, transmeton Kabllogrami.
“Serbia ka bërë përpjekje dhe aksion ndaj Kosovës. Serbia ka bërë përpjekje kundër anëtarësimit të Kosovës, në INTERPOl e UNESCO. Serbia ka shantazhuar qytetarët e Kosovës, serbët e Kosovës që ishin pjesë e FSK-së. Ka bërë përpjekje të minojë shtetësinë e Kosovës. Ne kemi përdorur sovranitetin tonë të brendshëm të godasim Serbinë. Ky vendim nuk ka qenë kundër dialogut”, tha Hoxhaj sonte në RTK.
Sipas tij, Federica Mogherini u ka thënë në takim që ajo do të kërkojë nga Serbia të ndalë kampanjën ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Taksa nuk është vendosur me idenë që Serbia të njohë Kosovën. Unë jam ai që kam dhënë idenë për vënie e taksës. Ideja është përkrahur nga kryeministri Haradinaj dhe nga kryetari Veseli”, ka thënë ai. /©Kabllogrami/