Pas urimit të presidentit Thaçi për Eliot Engel për zgjedhjen e tij në mandatin e tij si Kryetar i Komitetit për marrëdhënie me Jashtë në Kongresin amerikan, ky i fundit i ka kthyer urimin presidentit Thaçi.
Përmes një postimi në Twitter, Engel ka falënderuar Thaçin, ndërsa ka thënë se pret që të punojë së bashku për të mirën e popullit amerikan dhe të Kosovës.
“Faleminderit Presidentit Hashim Thaçi për fjalët e tua të mira. Unë pres që të punojmë se bashku për të mirën e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar Engel në Twitter. /©Kabllogrami/