Ekipi negociator ka marrë një raport nga Thaçi, sipas presidencës nuk ka draft-marrëveshje me Serbinë

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, që është bashkëkryesues i Ekipit dialogues bashkë me Fatmir Limajn, tha se e kanë marrë raportin nga presidenti Hashim Thaçi, që ka zhvilluar deri tani.

Pas takimit bashkëkryesuesi Shpend Ahmeti, tha se sot na u dorëzua ky raport, një raport të përditësuar për fazën përfundimtare rreth dialogut.

Ai shtoi më tej duke poncuar dy gjëra: “e para që është raport i presidencës për ekipin, pra nuk është dokument që u bë nga BE-ja, e as transkript i Thaçit që ka bërë në takimet në Bruksel”.

Aty sipas Shpend Ahmetit figurojnë tema si të zhdukurit, trashëgimia kulturore, pronat, të drejtat e minoriteteve e tjera.

“Nuk ka draft-marrëveshje, sipas presidencës. Kjo na u konfirmua. Na konfirmuan gjithashtu që deri tani kanë ndodhur 3+1 takime, pasi i 4 s’është zhvilluar”, tha Shpend Ahmeti.

Ndërkaq, Fatmir Limaj, tha se nuk kanë biseduar asgjë tjetër sot me Thaçin, në takim ishin vetëm për të biseduar për këtë raport që kanë marrë nga ai. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment