Për mos-dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm të Shqipërisë, ka reaguar së fundi edhe ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri.
Në një postim në rrjetin social facebook ajo ka falënderuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën për vendimin ndaj Cakajt.
Sipas Tahirit, Cakaj është “pro prekjes së kufijve në Ballkan”.
“E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të Jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”, shkroi Tahiri në Facebook.
Në mbështetje të këtij vendimi ka dalur edhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi.
Ndryshe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendimin për mos-dekretimin e Cakajt e ka cilësuar si “turp dhe antikushtetues”. /©Kabllogrami/