Pas kundërpërgjigjes së presidentit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka vazhduar “luftën” në rrjetet sociale, duke i dalë edhe një herë në mbrojtje kandidatit të tij për ministër të Jashtëm, Gent Cakaj. Retorikë e njejtë me njeriun e Stanishiqit nga i cili këshillohet, derisa ta servojnë si akt të kryer ndarjen e Kosovës bashkë me Thaçin.
Rama ka shkruar se Meta paska nëpërkëmbur një djalë të ri.
E ai djalë i ri që përkrah ndarjen e Kosovës, ishte futur aty përmes sekserit veri-jug Baton Haxhiut, për ta arsyetuar më vonë Rama veten e tij, se jo unë, por një kosovar në qeverinë time, për më tepër ministër i jashtëm, që njeh mirë edhe rrethanat përbrenda Kosovës, është pro dhe po legjitimon ndarjen e Kosovës.
Edi Kazani shkruajti në Twitter me retorikën e tij skajshmërisht rrugaçeske (kazançe): “Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës… Pupupu”.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i është kundërpërgjigjur reagimit Edi Ramës pasi vendosi të mos dekretonte emërimin e Gent Cakajt në postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Meta në profilin e tij në Facebook ka shkruar se përderisa jam unë president, integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm.
“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”, shkruan Meta.
Kryeministri Rama ka reaguar fillimisht pas vendimit të Presidentit Meta për të mos dekretuar Cakajn, në stilin e tij të ‘kazanit’ (nocion të cilin e shpiku vet për të gjithë ata që merren me të bëmat e tij) dhe e ka quajtur refuzimin e presidentit jo kushtetues dhe të turpshëm.
“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Evropën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm? Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, ka shkruar Rama në Twitter. /©Kabllogrami/