Edhe Franca njeh Ushtrinё por thotё se Veri duhet tё jetё vetёm KFOR-i

Pas votimit të tri projektligjeve që ndërlidhen me transformimin e FSK-së, Kosova nga sot e ka Ushtrinë e saj. Nuk kanё munguar reagimet e akterёve ndёrkombёtarё gjithandej. Disa me po tё madhe kanё pёrkrahur formimin e Ushtrisё, siç janё SHBA-tё, Britania e Madhe e Gjermania. Disa s’janё pajtuar me kёtё akt siç ishte reagimi i Sekretarit Gjeneral tё NATO-s, Jens Stoltenberg dhe BE-ja zyrtare, por pёr habi, kundёr ishte edhe kryeministri i Maqedonisё Veriore, Zoran Zaev. E disa tё tjerё ishin mё neutral me qёndrime ‘as andej e as kёndej’, shkruan sot Kabllogrami

Pas kёtij akti ka reaguar edhe Ambasada e Francës së Kosovë, nëpërmjet një komunikate ku ka thënë se Franca njeh miratimin e ligjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat parashikojnë tranzicionin e saj gjatë një dekade.

Sipas komunikatës, Franca kërkon që të rifillojë dialogu me Serbinë.

“Franca dëshiron mbetjen në fuqi të marrëveshjeve me KFOR-in lidhur me praninë e FSK-së në veri të vendit. Ajo i bën thirrje Kosovës që të rifillojë sa më shpejt dialogun me Serbinë me qëllim të arritjes së normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve”, thuhet në njoftimin e tyre. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment