Dua Lipa në top pesëshen e botës për kёtё vit

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka shijuar vitin më të suksesshëm në karrierë deri tash, bёn tё ditur Kabllogrami

Pas hiteve të shumta e rekordeve me projektet e sjella më 2018, Dua Lipa është zgjedhur në top pesëshen e këngëtareve në botë, sipas top-listës prestigjioze amerikane “Billboard”.

Taylor Swift, Cardi B, Camila Cabello e Ariana Grande janë këngëtaret e vetme para Dua Lipës në këtë listë.

Dua Lipa po ashtu është zgjedhur në mesin e 20 këngëtarëve më të mirë në të gjitha kategoritë. Ajo në listën e top 100 artistëve është në pozitën e 19-të. Në këtë listë është edhe këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha që është në pozitën e 34-të. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment