Drita si mysafire mposht Ballkanin vendas

Drita ka shënuar fitore duke arkëtuar pikët e plota në ndeshjen hapëse të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll. Klubi gjilanas fitoi në udhëtim te Ballkani me rezultat minimal prej 1 me 2, por i mjaftueshëm për t’u kthyer në shtëpi me gjah të plotë.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 13 përmes Jetmir Topallit, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Drita u kundërpërgjigj për mrekulli duke përmbysur gjithçka.

Ishin Neziraj e Nwabueze që shënuan golat për pikët e plota të Dritës.

Drita aktualisht zë vendin e katërt me 32 pikë, derisa Ballkani në vendin e tetë ka 27 pikë. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment