Dredhitё serbe me manipulimin e anketave: Kosova me çdo kusht duhet të mbetet në Serbi

 

Se politika dhe diskursi i Serbisё zyrtare fare s’ka ndryshuar nga koha e politikave fashiste tё Millosheviqit dёshmon edhe njё dredhi e bёrё me opinionin publik nё Serbi. Dredhia konsiston se kinse sipas vlerësimit të 53% të qytetarëve serbë, me çdo kusht duhet të mbetet në përbërje të Serbisë, transmeton Kabllogrami.

Kёtё e paska zbuluar “anketa” e bërë nga Qendra për studime evro-atlantike në bashkëpunim me Cesidin, citohet tё ketё thёnё drejtori i Cesidit Bojan Klaçar, pёrcjell Kabllogrami

“Për ndarjen e Kosovës në veri – pjesa serbe dhe në jug – pjesa shqiptare, ëshë një e treta e qytetarëve, ndërsa kufizimin, me kushtin që veriu t’i përkasë Serbisë, e përkrahin 36 për qind e qytetarëve”, citon “kurir” të ketë thënë Klaçar.

“Për 25 % të qytetarëve, Kosova është e pavarur dhe ata mendojnë se Serbia duhet ta pranojë këtë gjendje e t’i kthehet të ardhmes”, ka zbuluar anketa. 38% e qytetarëve ka thënë se Serbia duhet t’i pranojë kushtet e BE-së rreth Kosovës, sipas kёsaj “ankete”. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment