Dramatizon Vuçiqi në stilin ‘srbocid*’

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se në politikë ka parë çdo gjë, disa veprime edhe i ka kuptuar por ka shtuar se “sjelljen irracionale të Kosovës nuk e kupton”. 

Ai, siç përcjellin mediat serbe, ka shtuar se as që përpiqet të përgjigjet në të gjitha ato deklaratat e Kosovës e dhe në disa të tilla të bashkësisë ndërkombëtare, transmeton Koha.net.

“Por minimizimi i tillë i rolit të Kombeve të Bashkuara… por të thoni se nuk do të bisedoni me UNMIK-n, se aq na bën për BE-në, se Rusinë e kemi armike, se SHBA-ja duhet a kuptojë se Kosova është e pavarur, se taksa do të qëndrojë 100 vjet”, këto, sipas Vuçiqit, janë mesazhe të rrezikshme.

*Nocioni ‘Srbocid’ është term i ri që përdoret nga njohës të pavarur dhe të pandikuar të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare që e ka kuptimin: “Krime të tmerrshme kundër njerëzimit që ia kalojnë edhe gjenocidit, e që mbesin prore pa u ndëshkuar nga amullia dhe çoroditja e bashkësisë ndërkombëtare”. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment