Ish eurodeputetja Doris Pack, ka përkrahur vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës për mallrat nga Serbia dhe Bosna e Hecegovina, si dhe ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian lidhur me mos liberalizimin e vizave për Kosovën, njofton Kabllogrami.
Duke komentuar vendimin e Qeverisё sё Kosovёs lidhur me vendosjen e taksёs ndaj importeve qё vijnё nga Serbia dhe Bosne Hercegovina, ajo tha se “ky është mjet i vetëm për të iu kundërpërgjigjur mungesës së miqësisë me fqinjtë”.
Pack ka kritikuar ashpër edhe Bashkimin Evropian lidhur me mos heqjen e vizave për Kosovën.
“Po,është e turpshme që ne ende e shtyejmë heqjen e vizave për Kosovën! Ata po ndihen të lënë anash”, ka shkruar ish eurodeputetja gjermane Doris Pack në twitter-in e saj.
Gjithashtu, ajo ёshtё shprehur kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës. /©kabllogrami/