Dorëhiqet pas 30 viteve në pushtet presidenti i Kazakistanit  

Nursultan Nazarbayev, president i Kazakistanit, ka bërë të ditur të martën se do të dorëhiqet nga posti i të parit këtij shteti të Azisë Qendrore, pas tri dekadash.

Nazarbayev (78), ka qenë në krye të ish-republikës sovjetike që nga viti 1989, së pari si lider komunist i saji, e më pas si president.

“E kam marrë vendimin, që nuk ishte i lehtë për mua, të dorëhiqem si president”, ka thënë Nazarbayev gjatë një fjalimi televiziv, transmeton Koha.net.

Nazarbayev, që ka ndihmuar në tërheqjen e dhjetëra miliarda dollarësh prej kompanive energjetike, ka thënë se ai do të vazhdojë ta kryesojë Këshillin e Sigurisë dhe të mbetet lider i partisë “Nur Otan”, që dominon në parlament.

Nazarbayev ka raporte të mira pune edhe me presidentin rus, Vladimir Putin. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment