Më 27 Janar për çdo vit shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit’, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste, që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Rreth gjashtë milionë hebrenj u vranë në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre, shkruan koha.net.
Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945.
Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë, e kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri, Bosne e Maqedoni.
Për nder të kësaj dite, edhe në Kosovë u mbajtën aktivitete të ndryshme nëpër disa qytete e lokalitete në përkujtim të viktimave të Holokaustit.
Fat të njejtë me popullin hebre patën edhe shqiptarët gjatë 150 viteve të fundit nga pushtues të ndryshëm, për të kulmuar me gjenocidin serb në prag të shekullit 21, ku përveç shqiptarëve pësuan edhe boshnjakët dhe kroatët nga çmenduria serbe. /©Kabllogrami/