Distria Krasniqi arrin në gjysmëfinale të Botërorit në Japoni

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit të xhudos që po mbahet në Tokio.

Në çerekfinalen e kategorisë deri 48 kilogramë, Krasniqi fitoi ndaj argjentinases, kampiones aktuale olimpike, Paula Pareto. Para Paretos, Krasniqi fitoi ndaj Narantsetseg Ganbaatar të Mongolisë në rrethin e dytë dhe në tretin mposhti spanjollen Julia Figueroa.

Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me Funa Tonakin e Japonisë. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment