Dinamo Dresden, i cili luan në nivelin e dytë të futbollit gjerman, e kanë futur të gjithë skuadrën e tyre dhe stafin stërvitor në izolim dy-javor pasi dy lojtarë u testuan pozitivisht për koronavirus.
Bundesliga dhe Bundesliga 2 do të fillojnë përsëri ditën e shtunë, më 16 Maj.
Bundesliga është e vendosur që të jetë liga e parë evropiane që rifillon pas mbylljes për shkak të koronavirusit.
“Fakti është se ne nuk mund të stërvitemi dhe as të marrim pjesë në një lojë në 14 ditët e ardhshme,” thuhet në komunikatën e klubit Dynamo Dresden.
Të enjten, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) tha se sezoni do të rifillonte nën protokollet e rrepta shëndetësore që ndalojnë tifozët nga stadiumi dhe kërkojnë nga lojtarët që të bëjnë testimin për Covid-19.
Rreth 300 persona, përfshirë lojtarët, stafin dhe zyrtarët, do të jenë në ose rreth stadiumeve gjatë ditëve të ndeshjes.
Liga është pezulluar që nga data 13 Mars. Klubet u kthyen në stërvitje në mes të prillit, me lojtarë që punojnë në grupe të ndara në distancë.
Por të shtunën Dresden, i cili është në fund të tabelës në Bundesliga 2, përmes një komunikate thanë se ata nuk do të jenë në gjendje të përmbushin ndeshjet fillestare.
“Në javët e kaluara, ne kemi bërë përpjekje të mëdha në drejtim të personelit dhe logjistikës, në mënyrë që të zbatojmë në mënyrë rigoroze të gjitha masat e përshkruara mjekësore dhe higjienike,” tha menaxheri i sportit i Dinamos, Ralf Minge.
“Ne jemi në kontakt me autoritetin përgjegjëse shëndetësorë dhe DFL (Federatën Gjermane të Futbollit) për të koordinuar të gjitha hapat e mëtejshëm.”
Përndryshe Dinamo Dresden ishte caktuar me orar të rifillonte sezonit më 17 Maj si mysafir kundër Hannover 96.