Në vitin 1990, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu aktual i qeverisë kishin shumë të përbashkëta. Të dy me pardesy, të dy me simpati për Partinë Demokratike dhe të dy pedagogë universitar.
Kjo është një fotografi e shkrepur 29 vjet më parë, më 22 dhjetor të vitit 1990, atëherë kur Rama dhe Berisha nuk ishin dy “armiqtë e përbetuar” politik. Me ta është edhe i ndjeri Ardian Klosi, mik i Ramës, shkruan GSH.al.
Foto është bërë në Qytetin Studenti, në mitingun e parë të Partisë Demokratike. Asokohe Edi Rama ishte pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, ashtu siç ishte edhe Berisha pedagog në Fakultetin e Mjekësisë.
Edi Rama është një ndër protagonistët e Dhjetorit `90. Ka marrë pjesë aktive në ngjarjet që përgatitën rrëzimin e sistemit komunist, por ka munguar pikërisht atë ditë kur nisi lëvizja studentore për rrëzimin e komunizmit më 8 dhjetor 1990./GSH.AL