Gëzim Aliu me romanin “Gosti në natën e parë të vjeshtës” është fitues i çmimit “Rexhai Surroi” për letërsi, njofton KTV.
Romani fitues befason në shumë kuptime dhe ky është edhe sekreti i tij. Është udhëtim në oqean shpirti, pa pretenduar të zbulojë një kontinent. Është shkruar me një urtësi të brendshme. Gjuha e bukur shqipe dhe rrëfimi i autorit, ndërlidhja e ngjarjeve të tri periudhave të Kosovës, janë disa prej veçorive të shumta të librit.
“Në një vend fatkeq është e vështirë të jesh i lumtur. Përveç fjalëve të jurisë, po ndihem i lumtur, shpresoj që lumturia ime të zgjasë së paku një orë”, ka thënë shkurt fituesi Aliu pas pranimit të çmimit. /©Kabllogrami/