Deputetja kanadeze, Julie Dabrusin, ka mbajtur një fjalim në parlamentin kanadez për nder të festёs kryesore shqiptare – 28 Nëntori, ditё e shpalljes sё pavarёsisё, qё njihet edhe si “ Dita e Flamurit”. Ajo në fjalën e saj, ka përshkruar historinë e kësaj dite tё rёndёsishme për shqiptarët dhe në fund ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit, transmeton Kabllogrami raportimet nga kjo ngjarje.
“Sot është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Pas pesë shekujsh nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpall pavarësinë më 28 nëntor 1912. Në këtë ditë, shqiptarët ngritën flamurin në Vlorë, ditë e cila prej atëherë njihet si ‘Dita e Flamurit’. Gëzuar Festën e Pavarësisë.”, ka thënë ajo ndёr tё tjera, në fjalën e saj. /©kabllogrami/