Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë thotë se edhe me Ministrinë e Kulturës së Kosovës janë duke biseduar që të bashkëpunohet më thellë në nivel të kooperimit gjuhësor.
“Do të hapet Katedra e Gjuhës Shqipe në Zagreb –Albanologjia kurse në Prishtinë do të jetë Kroatistika. Sa herë kam ardhur në Prishtinë kam thënë se në Kosovë duhet të mësohet gjuha kroate sepse jemi të rrethuar nga popuj sllav dhe duhet ta njohim gjuhën e tyre që ta njohim mentalitetin e tyre”, ka thënë Ermina Lekaj-Përlaskaj në emisionin ”Përballje” në RTV Dukagjini.
Lekaj-Përlaskaj thotë se kanë si qëllim edhe formimin e një partie shqiptare në Kroaci pasi ajo thotë që nëse ndryshohet sistemi zgjedhor në Kroaci shqiptarët rrezikojnë të mbesin edhe pa deputeten aktuale.
Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë ka thënë se shteteve shqiptare po u mungon komunikimi i mjaftueshëm me diasporën.
Ermina Lekaj-Përlaskaj është e lindur në Prizren ku edhe ka mbaruar shkollën fillore dhe atë të mesme.
Në Kroacia ka shkuar për studime ku më pas është punësuar dhe angazhuar në organizatat shqiptare. /©Kabllogrami/