Datё pёr mbamёndje, 14 Dhjetor 2018: Kosova nga sot e ka Ushtrinë e saj

Kosovёs nёn ish shtetin qё zyrtarisht quhej Republika Socialiste Federative e Jugosllavisё, i imponohej çdo 21 dhjetor qё ta festonte zyrtarisht ditёn e APJ (Armatёs Popullore tё Jugosllavisё). Mbase rastёsi tё jetё muaji dhjetor dhe atё fiks njё javё para ditёs sё ish APJ-sё. Por çka ёshtё me rёndёsi, ёshtё fakti qё prej sot 14 dhjetor, Republika e Kosovёs feston ditёn e Ushtrisё sё vet, shkruan Kabllogrami

Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanё thanë po transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë në Forca të Armatosura.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në lexim të dytë Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 107 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim kanë miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes; Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me 45 amendamentet e propozuara; dhe Projektligjin për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Këto tri ligje bashkё mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri.

1. – Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes– Më këtë Ligj bëhet riorganizimi dhe kalimi i MFSK-së (Ministrisё sё Forcёs sё Sigurisё sё Kosovёs) në Ministri të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi FSK-në me strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj.

2. – Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës – përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së , si forcë multietnike, profesionale,  e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe  interesave e Republikës së Kosovës, dhe e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik.

3. – Ligji për Shërbimin në FSK – Ky projektligj rregullon  kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta,  paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies.

Ky projektligj përcakton kriteret e përgjithshme për shërbim, parametrat e shërbimit, kohëzgjatjen e shërbimit, zhvillimin e karrierës, ndërprerjen e shërbimit, statusin e pjesëtarit të FSK-së, të drejtat dhe detyrimet e pjesëtarëve dhe çështje tjera në kuadër të shërbimit në FSK.

Nga sot me Ushtrinё e saj, Republika e Kosovёs konsolidon akoma mё shumё sovranitetin e saj, dhe s’na mbetet gjё tjetёr pёr tё thёnё pёrveç – Urime Kosovё dhe e gёzofsh Ushtrinё. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment