Autoritetet në Alpet franceze njoftuan se një djalë 12-vjeçar u gjet i gjallë dhe i padëmtuar pasi për 40 minuta mbeti nën një ortek bore.
Policia franceze në qytetin e Bur-sen-Moris tha sot se djali po skijonte jashtë shtegut të skijimit në La Plagne të mërkurën me një grup prej shtatë skiatorësh, kur ai u zë nga orteku i borës, njofton AP.
Ekipet e shpëtimit dolën me helikopterë në skenën e aksidentit, dhe një qen gjurmues gjeti djaloshin, i cili nuk kishte një detektor në rroba në rast të ortekut të borës, transmeton KosovaPress.
Anëtarët e ekipit të shpëtimit e përshkruan operacionin si “mrekulli”, pasi shanset për mbijetesë pas 15 minutash nën borë janë jashtëzakonisht të vogla.
Djali është dërguar në një spital lokal për ekzaminim. /©Kabllogrami/