Çudirat në Ligën e Kampionëve s’kanë të ndalur: Man.Utd eliminon PSG-në

Manchester Unitedi ka përmbysur humbjen si vendase në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit duke u kualifikuar në ¼ e finales me fitore dramatike në Paris.

Pas humbjes 0 me 2 si vendas, Manchester Unitedi arriti të fitojë 1 me 3 si mysafir, me golin e fundit që erdhi nga penaltia tek në minutat e fundit të ndeshjes.

Romelu Lukaku shënoi dy golat e parë në minutën 2 dhe 30 për “Djajtë e Kuq” në pjesën e parë. Ndërsa golin e vetëm për PSG-në e shënoi Juan Bernat në minutën e 12-të.

Lexo edhe: Çudirat e Ligës së Kampionëve – Pas Ajaxit mbrëmë edhe Man.Utd shpreson rikthimin e ‘pamundur’

Kur ndeshja shkonte drejt fundit me PSG-në si ekipin kualifikues, përmes sistemit VAR në minutën e dytë shtesë, Unitedi fitoi një penalti. Ajo u konkretizua nga Marcus Rashford duke e çuar Unitedin tutje me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet 3 me 3, por që kalimin e siguron falë më shumë golave të shënuar si mysafir.

Duhet thënë se “Djajtë e Kuq” në këtë takim luajtën thuajse me ekipin e dytë apo të tretë, pa plotë tetë futbollistë titullarë. Lingard, Mata, Herrera, Darmian, Jones, Valencia dhe Sanchez ishin të lënduar, ndërsa, Paul Pogba nuk pati të drejtë të luajë për shkak të kartonit të kuq. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment