Ç’ka do të ndodhë pas votimit kundër marrëveshjes për Brexit?

Parlamenti britanik ka rrëzuar me 432 vota kundër marrëveshjen e Theresa May me BE-në për Brexit. Vetëm 202 deputetë të Parlamentit britanik votuan pro marrëveshjes, duke shënuar humbjen më të madhe të një qeverie më Britani, transmeton Kabllogrami.

Kreu i laburistëve tanimë ka kërkuar edhe votë mosbesimi për qeverinë, çka mund të sjellë edhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, përcjell t.ch.

Cilat janë opsionet në tavolinë?

Si hap imediat qeveria do të duhet të paraqesë në Parlament “Planin B” brenda tre ditësh. E nëse sërish nuk binden deputetët, disa nga opsionet janë; E para, dalja nga BE-ja pa marrëveshje dhe ligji e mundëson daljen më 29 mars.

Opsioni i dytë mbetet rinegociimi me Brukselin, që do të kërkojë kohë dhe shtyrje të hyrjes në fuqi të Nenit 50 për ta vonuar procesin e Brexit. Por në BE janë shprehur kategorik se nuk do ta negociojnë më marrëveshjen për daljen e Britanisë, por do të mirëprisnin mbetjen e saj në BE.

Një opsion i tretë është mbajtja e zgjedhjeve të reja të përgjithshme si rrugëdalje nga impakti dhe sigurimin e një mandati të ri për marrëveshjen e kryeministres britanike. Por, do të duhen dy të tretat e deputetëve që të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të reja, ku dita më e afërta do të jetë pas 25 ditësh.

Mbajtja e një referendumi do të kërkonte, edhe ky si opsion i katërt, shtyrjen e procesit të Brexit-it, ndërkohë që do të jetë shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, mbajtja e tij përpara 29 marsit, datës zyrtare të daljes së Britanisë nga BE-ja, pasi si rregull do të duhen 22 jave përgaditje deri në mbajtjen e një referendumi të ri të këtij formati. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment