Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, zvicerani Bernard Challandes, i është gëzuar zyrtarizimit të miqësores me Danimarkën, sado që përballja me të katër ditë para ndeshjes së parë kualifikuese ndaj Bullgarisë nënkupton shpenzim të energjisë.
Miqësorja do të luhet më 21 mars në Prishtinë dhe Challandes thotë se do të jetë test i vërtetë për të përzgjedhurit e tij, në një prononcim për Kohën Ditore.
Më 25 mars Kosova nis fushatën kualifikuese për Euro 2020, kur në Prishtinë e pret Bullgarinë në kuadër të Grupit A.
“Jam shumë i gëzuar që do të luajmë miqësoren me Danimarkën përpara se të nisim zyrtarisht eliminatoret për evropian. Kemi pasur nevojë të përballemi me një kundërshtar të fortë në prag të ndeshjes me Bullgarinë që e luajmë në Prishtinë”, është shprehur Challandes për gazetën.
“Ndaj Danimarkës mund të kemi dy ndryshime në formacion, pasi dua që të jemi gati për ndeshjen me Bullgarinë që është shumë e rëndësishme për ne. Po ashtu, miqësorja me Danimarkën do të jetë e mirëseardhur për shkak se duhet të mësohemi që gjatë këtyre eliminatoreve mund të kemi edhe ndonjë humbje”. /©Kabllogrami/