Presidenti aktual i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është rizgjedhur president i UEFA-s, tani për mandat të plotë katërvjeçar, si kryesues i organit qeverisës të futbollit evropian. Slloveni i cili është me profesion është avokat, ishte kandidati i vetëm për këtë pozitë në Kongresin e 43-të të UEFA-s, i cili u mbajt sot në Romë të Italisë, transmeton Kabllogrami.
Ceferini u emërua në këtë pozitë para dy vjetëve e gjysmë, kur ish-presidenti, Michel Platini, u pezullua për shkak të skandaleve me korrupsion.
“Jam i nderuar, unë po e marr këtë punë me më pak dyshime sesa më parë”, tha Ceferin, kur po i falënderonte 55 vendet anëtare të UEFA-s.
“Gjëja më e rrezikshme që mund të bëjmë është ta ndalim punën dhe ta shijojmë situatën aktuale. Unë dua që UEFA ta vendosë shpresën dhe solidaritetin në zemrën e strategjive tona”.
Roma ishte nikoqire për Kongresin e këtij viti të UEFA-s dhe përveç që u zgjodh presidenti, aty u vendosën edhe disa gjëra të tjera. Ndër të tjera në rend dite ishin: Raporti vjetor i UEFA-s, 2017/2018; Raportet e kryesuesve të komiteteve; Zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s me mandat katër katërvjeçar; Zgjedhja e Këshillit të FIFA-s (dy zëvendëspresidentë të FIFA-s me mandat katërvjeçar, një anëtar i zakonshëm me mandat katërvjeçar dhe anëtarë të zakonshëm me mandat dyvjeçar); Ratifikimi i një përfaqësuesi të ri të Shoqatës së Klubeve Evropiane dhe të Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s; dhe Ratifikimi i anëtarëve të rinj në Organet e UEFA-s për Administrimin e Drejtësisë. /©Kabllogrami/