Dy këngëtarët e njohur, Bruno dhe Flori Mumajesi kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor. Kënga titullohet “Ja ke bo vetes”, e cila u publikua vetëm në versionin audio.
Kjo këngë erdhi befasi për fansat e dyshes, pasi që asnjëri nga artistët nuk e kishin paralajmëruar lansimin e projektit më herët.
Para publikimit të këngës, Bruno me një postim të bërë në rrjetin social, Instagram tregoi se kënga ishte planifikuar të lansohej me videoklip, por pas kërkesave të shumta vendosën të e publikojnë vetëm në versionin audio.
Muzikën dhe tekstin e këngës e ka shkruar vetë këngëtari, Flori Mumajesi.
Kënga siç duket është pëlqyer nga publiku, pasi qё nё kanalin YouTube, brenda 24 orëve ka arritur tё marrë mbi 380 mijë klikime. /©kabllogrami/