Bolton i telefonon Haradinajt: Ҫka kërkoi nga ai?

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka folur për bisedën telefonike që kishte sot kryeministri Ramush Haradinaj me këshilltarin amerikan për siguri kombëtare, John Bolton.

Ai tha se nuk ishte fizikisht aty mirëpo, sipas tij, në këtë bisedë kryeministrit Haradinaj i është përmendur pezullimi i taksës.

“Me sa di unë është përmendur që kish qenë mirë të pezullohet taksa dhe cila ka qenë pjesa tjetër e bisedës nuk e di. Sa e di, biseda ka qenë shumë korrekte”, ka thënë Gjini në “Rubikon” të KTV’së.

“Kjo temë do të diskutohet por mendoj që gjithë bota duhet ta kuptojë që Kosova duhet me marrë çka meriton. Edhe një herë po ju them që është bërë një kohë e gjatë që këtu ka pasiguri, gjithçka ndodh brenda vitit dhe nuk po mundemi të stabilizohemi sepse po dalin gjëra tjera” ka thënë Gjini mes tjerash. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment