Në mbledhjen e jashtëzakonshme, të ftuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës pas bojkotit të shpallur nga Oda e Avokatëve u tha se rasti ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese. Ky takim erdhi pas një rekomandimi të nxjerrë nga KGJK-ja, në lidhje me qasjen e avokatëve në objektet e gjykatave.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetarët e gjykatave.
“Është krijuar një situatë jo e mirë kështu që një ndër arsyet e këtij takimi urgjent është kjo çështje”, u tha në takim.
Kryesuesi i KGjK-së, Nehat Idrizi, ftoi anëtarët e Komisionit për votimin e vendimit për hartimin e rregullave të rendit shtëpiak.
Pas kësaj, në mënyrë unanime, KGJK-ja vendosi që ta miratojë vendimin me të cilin e autorizon Komisionin për çështje normative, që të rishikojnë dhe të hartojnë rregulla unike për rendin shtëpiak.
“Me këtë Këshilli ka vendosur t’i përsosë rregullat për qasje në të gjitha gjykatat, në përputhje me rregullat kushtetuese dhe etike”. /©Kabllogrami/