Bllokohen 10 policë maqedonas në kufi me Kosovën

10 policë, roje të kufirit Maqedoni-Kosovë janë bllokuar në fshatin Tanush, fshat disa kilometra larg Shkupit.

Bora afër 1 metër qё ka rënë në këtë fshat ka lënë policët për gjashtë ditë me radhë të bllokuar në stacionin policor të këtij fshati, ndërsa raportohet se ushqimi i tyre është edhe drejt fundit, transmeton indeksonline.

Autoritetet në Shkup akoma nuk kanë njoftuar për situatën në të cilën gjenden punonjësit policor. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment