Bjen pa rreshtur çmimi i karburanteve në tregun botёror, e nё Kosovё qeveria bёn sehir!?

Mbase kjo edhe njё dёshmi se jemi ‘sui generis’ dhe s'jemi pjesё normale e kёsaj bote

Çmimet e karburanteve i janë afruar nivelit më të ulët gjatë këtij viti gjatë ditës së djeshme (e hënë). Rënie pati edhe në tregjet e rezervave nëpër tërë botën. Në uljen e çmimit kanë ndikuar shqetësimet për mbylljen e qeverisë amerikane dhe përkeqësimi i ekonomisë në nivel botëror.

Çmimi i ka rënë për më shumë se 30 për qind gjatë çerekut të fundit të vitit dhe është më i ulëti që nga çereku i tretë i vitit 2017. Ҫmimet janë prekur edhe nga mosmarrëveshjet tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vend të investimit në karburante, investitorët po parapëlqejnë të investojnë në tregje më të sigurta, siç është tregu i arit dhe borxhet qeveritare. Një fuçi nafte gjatë ditës së sotme është shitur për 53.24 dollarë, duke shënuar rënie prej 58 centësh.

E nё Kosovё kur pritet të ndodhë rënia e çmimit të naftës?! Një problem me të cilin po përballen së fundmi qytetarët e Kosovës është çmimi tejet i lartë i derivateve. E qeveria bёn sehir.

Çmimi i naftёs nё Kosovё ka kapur shifrat muajt e fundit edhe 1.30 Euro pёr litёr. Tash ka rёnё paksa. Kur nё tёrё botёn bien çmimet e derivateve, nё Kosovё ju bie ndёr mend tek pas 3-4 muajve, me shpresё qё çmimi prapё ngitet nё berzat botёrore dhe s’do kenё nevojё tё bёjnё ulje. Ky ёshtё krim qeveritar nё bashkёveprim me kriminelё qё mbajnё monopolin e naftёs nё Kosovё. Por s’kanё faj se kёtij populli sado t’i hipёsh mbi e mban ‘burrёrisht’.

Maqedonia vjen me çmimin më të ulët të naftës në rajon, ku një litër naftë kushton 0.97 euro ndërsa një litër benzinë kushton prej 1.oo euro deri nё 1.04 euro. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment