Beogradi nuk është pajtuar me largimin e Malit të Zi dhe në të gjitha mënyrat është duke u munduar të provokojё kaos nё Mal tё Zi me ndihmën e akterëve lokalë, ka vlerësuar kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.
Ajo beson se raportet e Serbisë me fqinjët janё dëshmi e rikthimit në vitet e 90-ta.
“Mosbesimi tek të gjithë fqinjët sipas Serbisë është i pa arsyeshëm, por Beogradi po ngritё tensionet vazhdimisht, po falsifikon dhe trillon jo vetëm historinë por edhe realitetin”, ka deklaruar Biserko gjatë një interviste dhënë për gazetёn malazeze “Pobjeda”.
Sipas saj, Serbia vazhdimisht destabilizon apo është duke u munduar tё destabilizojё në Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.
“Në gjithë këtë më së keqi kalojnë serbët e Kosovës që jetojnë në paqëndrueshmëri dhe nën presion të vazhdueshëm nga Beogradi”, ka shtuar Biserko.
“Beogradi nuk është pajtuar me largimin e Malit të Zi, dhe në të gjitha mënyrat është duke u munduar të provokojë kaos me ndihmën e akterëve lokalë. Serbia nuk i zgjedh fjalët kur kualifikon pozitën e serbëve në Mal të Zi, por edhe shtetësinë malazeze. Në këtë aspekt Kosova i shërben Beogradit për të vendosur në Malin e Zi një Bosnje dhe Hercegovinë”, ka thënë për fund Biserko. /©Kabllogrami/