Bill Clinton në Kosovë për 20 vjetorin e ҫlirimit

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton në kohën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë fashiste – që atëbotë udhëhiqej nga krimineli Sllobodan Millosheviq (i përzgjedhur nga akademia serbe dhe kisha ortodokse serbe), do të vie në Kosovë për shënimin e 20 vjetorit të ditës së ҫlirimit të Kosovës nga okupatori gjenocidial serb. Tashmë kjo vizitë është konfirmuar edhe nga Këshilli Organizativ për Shënimin e 20 vjetori të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, bën të ditur Kabllogrami.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 vjetorit të lirisë dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Kjo është hera e katërt që Bill Clinton viziton Kosovën.

Gjatë vitit 1999 ShBA në krye me ish-Presidentin Clinton kanë qenë akterët kryesor në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO që atëbotë udhëhiqej nga gjenerali i famshëm amerikani NATOS-s, Wesley Clark.

Në vijim mund të lexoni të plotë njoftimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të ҫlirimit të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme.

Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Data: E mërkurë, 12 Qershor 2019

Vendi: Sheshi “Skëndërbeu”

Koha: 11: 00

Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në tubimin qendror, dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të falënderuar Presidentin Clinton për lidershipin e tij në ndërtimin e paqes në Kosovë dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në tërë rajonin. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment