Sot u bënë publike disa shkёmbime tё SMS-ve mes ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, shefit të Grupit Parlamentar tё Nismёs Social Demokrate, Bilall Sherifit dhe deputetit të PSD-së Dardan Molliqajt.
Në biseda u përfshi edhe Shefi i Grupit parlamentar tё Nismёs, Bilall Sherifi i cili e kishte pyetur Molliqajn nëse ishin marr vesh për buxhet.
Bilall Sherifi, ka sqaruar siç pёrcjell lajmi.net, bisedën e plotë që ka zhvilluar me Molliqajn, ku Sherifi vёrtet e pyeste për votimin e buxhetit.
“Unë po ua dërgoj komunikimin tim me Dardan Molliqajn në tërësi lidhur me buxhetin dhe ju më thuani përmes cilës fjali mund të konstatohet se unë me Dardanin paskam bërë “pazar”!”, ka thënë Sherifi, pёrcjell lajmi.net.
“Tungat! Qysh je?”, fillon biseda e Sherifit me Molliqajn. “Qe mirë, ti” ia kthen ai.
“Qe tu ba gati për seancë. A jeni marrë vesh për buxhet”, e pyet mes tjerash Sherifi deputetin e PSD-së ku ai i thotë “jo”.
“Dmth skalon. A u kry?”, vazhdon Sherifi. “Po” përfundon bisedën Molliqaj.
Mes tjerash Sherifi thotë se marrëveshja në fjalë u lexua nga kryetari i grupit parlamentar të PSD-së Dardan Sejdiu në seancë. E tëra ka qenë transparente.
“Përndryshe, kur dikush sheh gjëra që nuk i shohin të tjerët, por vetem ata (siç është në këtë rast “pazari” i famshëm), këto gjëra quhen halucinacione!”, është shprehu Sherifi.
Tutje, Sherifi vazhdon: Ashtu sikur e ka parë i tërë publiku, marrëveshja në fjalë u lexua nga kryetari i grupit parlamentar të PSD-së Dardan Sejdiu në seancë. E tëra ka qenë transparente!”, thotë ai. /©Kabllogrami/