Drejtoresha e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim në Ballkanin Perëndimor, Zsuzsanna Hargittai, thotë se për të arritur nivelin e të ardhurave mesatare të vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit Perëndimor u duhen edhe 200 vjet punë.
Këto deklarata ajo i ka bërë në një intervistë për agjencinë e lajmeve ‘Beta’, duke theksuar se niveli i përparimit në këtë rajon është shumë i ulët.
Ajo thotë se kjo situatë është shkaktuar nga trajtimi i pabarabartë i ndërmarrjeve publike dhe atyre private.
Megjithatë ajo thotë se një gjë e tillë mund të ndryshojë, pasi ajo thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë njerëz produktiv dhe të arsimuar. /©Kabllogrami/