Bërnabiqi kërkon vazhdim të dialogut me siç e quan ajo “krahinën serbe, Kosovën e Metohinë”

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se nuk sheh kurrfarë shenje për arritjen e kompromisit me Kosovën, por se i njëjti duhet arritur nëse Serbia e dëshiron Bashkimin Evropian.

Ajo për televizionin serb “Pink” ka thënë se mendon që Beogradi e Prishtina janë vazhdimisht e më larg arritjes së kompromisit, para së gjithash, për shkak të taksës 100% për mallrat serbe, për shkak të formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe lajmërimit për fshirjen e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë.

“Unë mendoj se ne po largohemi nga kompromisi”, tha Ana Bërnabiq. Ajo shtoi se konflikti i ngrirë me Kosovën nënkupton se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, duke theksuar se çështja e Kosovës duhet zgjidhur ndërsa zgjidhja gjendet në arritjen e kompromisit i cili do të garantonte paqe, stabilitet dhe jetë më të mirë për serbët në Kosovë, transmeton Koha.net.

Sipas saj, Serbia është në pozicion të mrekullueshëm pasi që negociator kryesor i saj është shefi i shtetit, presidenti Aleksandar Vuçiq, me të cilin është e vështirë të negociohet, duke shtuar se Qeveria serbe do të ndihmojë sa të ketë mundësi.

“Unë personalisht besoj se konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se ne duhet të bëjmë krejt çka të mundemi që të arrijmë deri tek zgjidhja e cila është kompromisi i cili do të garantonte paqe, siguri dhe jetë më të mirë për serbët në Kosovë e Metohi dhe mbijetesë për kishën tonë”, tha ajo.

“Kosova e Metohija është krahinë në Serbi, prandaj le të bisedojmë”, ka thёnё kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment