Befasi në ‘Fadil Vokrri’, Trepça ’89 eliminon Prishtinën

Ka ndodhur befasia në kryeqytet në kuadër të Kupër së Kosovës në Futboll. Trepça ’89 është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pasi ka eliminuar Prishtinën, pas gjuajtjes së penaltive.

Në kohën e rregullt ekipet barazuan pa gola. Njëjtë ngjau edhe në vazhdime.

Në penalti, mitrovicasit ishin më të mirë duke fituar 4 me 5 për të kaluar tutje.

Në gjysmëfinale, veç Trepçës ’89, janë kualifikuar edhe Feronikeli nga Drenasi, Vëllaznimi i Gjakovës, e Ballkani i Therandës. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment