Nё futbollin anglez ka ndodhur sot befasia qё pak kush e ka pritur. Manchester City ka humbur nё fushё tё vet nga Crystal Palace dhe kёshtu mbetet prapa Liverpoolit me 4 pikё në garën për titull të Premier Ligës, raporton Kabllogrami
Kampioni aktual anglez pësoi në shtëpi me rezultat prej 2 me 3 ndaj Crystal Palace qё luajti mbase ndeshjen mё tё mirё ndonjёherё nё premier ligё, nё histori tё vet.
Qytetarёt e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 27 përmes Gundoganit. Por, mysafirët shënuan dy gola të shpejtë në minutat 33 e 35. Schlupp e Townsend shënuan për Crystalin.
Në pjesën e dytë Milivojeviqi e çoi rezultatin në 1 me 3 pёrmes penaltisё.
Kurse Manchester City tё tërёn që bëri deri nё fund tё ndeshjes ishte ngushtimi i rezultatit në 2 me 3 përmes De Bruynes që shënoi në minutën e 85.
Në vendin e dytë, me katër pikë prapa Liverpoolit, Manchester City ka 44 pikë. Derisa Crystal Palace në vendin e 14 ka 18 pikë. /©Kabllogrami/