BE i ka dërguar një letër Haradinajt ku thuhet se nëse suspendoni deri të hënën tarifën ndaj Serbisë, ne ofrojmë zëvendësimin e emërtimit UNMIK me Kosovo* (me yll). Paradoksi i këtij poshtërimi që i bëhet Kosovës përmes kësaj kërkese nuk do fare koment, shkruan sot Kabllogrami
Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini, Komisionerja për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn në një letër të përbashkët drejtuar Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, “ofrojnë opsion” për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë.
Në shikim të parë duket se BE ofron një kompromis, dhe të jep bindjen se taksa kundër Serbisë po arrin efektet e saj. Por jo, në vend të fjalës UNMIK ofrohet fjala Kosovo* (me yll), që njëherit shpreh cinizën dhe tendencë për ta poshtëruar akoma më shumë popullin e Kosovës me “yllin” lart që ja vunë në shpinë Kosovës, si barrë të rëndë poshtëruese Hashim Thaçi me Edita Tahirin.
Ofrojnë që emërimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me “Kosova*”. Dhe për kosovarët budallenjë që janë ngrehë për hunde qe 10 vjet nga bashkësia ndërkombëtare ashtu siç u kanë diktuar atyre epshet sadiste, me këtë të “mirë” që po na bëjkan, ne po u dashka si shenjë e vullnetit të mirë, para të hënës 17 dhjetor, kur në Bruksel zhvillohet takimi i Këshillit të MSA-së, Kosova përkohësisht të suspendojë zbatimin e vendimit për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Nëse Haradinaj bie pre e këtij poshtërimi, atëherë është me të vërtetë qenka budalla. /©Kabllogrami/