Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të luajë kundër Britanisë së Madhe në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Basketbolli kosovari nuk po kalon momente të mira së fundi, pasi që në 12 ndeshjet e fundit nuk dinë për fitore. Fitorja e fundit ishte kundër Estonisë dhe daton goxha moti, bën të ditur Gazeta Online Kabllogrami.
Me formë jo fort të mirë dhe lëndime të lojtarëve me peshë te Kosova e për më tepër nga humbja e papritur nga Luksemburgu para disa ditëve, Kosova e pret në Mitrovicë, përfaqësuesen e Britanisë së Madhe që llogaritet favorite e grupit.
Ndeshja Kosova – Britania e Madhe luhet sot me fillim nga ora 20:30 /e mërkurë/, në kuadër të Grupit G të raundit të tretë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”.
Siҫ thamë, Kosova fushatën në parakualifikuese e nisi të shtunën, kur në udhëtim pësoi nga Luksemburgu autsajder me shifrat 88:80.
Gjatë është llogaritur në fitore ndaj Luksemburgut, që kështu të rivalizohet Britania e Madhe për pozitën e parë në grup, që është e vetmja që dërgon në kualifikimet e rregullta. Me fitore ndaj Britanisë, Kosova mbetet fuqishëm në garë, ndërsa me humbje eventuale thuajse humb gjasat. /©Kabllogrami/