Në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, ka pësuar nga Luksemburgu me rezultat 88:80.
Basketbollistët e Kosovës kanë treguar një ndeshje të mirë, megjithatë, çereku i fundit ishte fatal. Rezultatet e çerekëve ishin këto: 23:21, 24:25, 19:18 dhe 22:16, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.
Dardan Berisha ka shënuar 23 pikë, derisa Divine Myles shtoi 19. Pikë dyfshirore shënuan edhe Mikaile Tmusiq 16 dhe Drilon Hajrizi 11.
Gjithashtu, në grupin e Kosovës për këto parakualifikime është edhe Britania e Madhe.
Të mërkurën e ardhshme, Dardanët do ta presin Britaninë e Madhe në Mitrovicë, dhe ende asgjë nuk ka përfunduar sa i përket çështjes së kualifikimit tutje. /©Kabllogrami/