Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll /meshkujt/ është mposhtur mbrëmë në palestrën sportive buzë Ibrit në Mitrovicë, nga Britania e Madhe në fazën e parakualifikimeve “EuroBasket 2021”, ndeshje të cilën shumë lehtë ka mundur ta fitojë sikur përqëndrimi i lojtarëve të ishte pak më në nivel, raporton Gazeta Online Kabllogrami.
Pas humbjes nga Luksemburgu para disa ditëve edhe Britania e Madhe ka mposhtur Kosovën, derisa rezultati përfundimtar ishte 63:71.
Kosova mbetet e fundit në grup me dy humbje. Luksemburgu e Britania e Madhe prijnë me nga një fitore secila.
Duhet thënë që vetëm fituesi i grupit kalon tutje, gjë që për Kosovën në situatën akuale duket vështirë e kapshme, për të mos thënë e pamundur fare. /©Kabllogrami/