Barcelona mposht lehtë Lyonin, Messi në krye të detyrës

Barcelona ka shënuar fitore të thellë në sfidën e sotme ndaj Lyonit, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në këtë takim shkëlqeu Leo Messi që shënoi dy herë, derisa bëri edhe dy asistime në fitoren prej 5 me 1, që Barcelonës i siguron kualifikimin tutje në ¼ e finales të Ligës së Kampionëve.

Ai asistoi për Piquen e Dembelen, kurse një gol e shënoi Coutinho pas asistimit nga Suarezi.

Kurse për ekipin mysafir golin e vetëm e shënoi Tousart. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment