Banorët e Sylanit në Mitrovicë: Nuk duam xhami, por shkolla dhe ambulanca

Banorët e lagjes Sylani të Mitrovicës sot kanë protestuar para komunës kundër ndërtimit të një xhamie në lagjen e tyre.

Këta protestues kanë thënë se po kërkojnë revokim të menjëhershëm të lejes së ndërtimit të xhamisë në lagjen e tyre, deri në arritjen e një marrëveshjes në mes palëve.

Disa nga organizatorët e kësaj proteste u takuan me nënkryetarin e komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka dhe me pas të gjitha kërkesat e tyre i ndan me media përmes një shkrese.

Në këtë letër thuhet se banorët,  nga komuna e Mitrovicës po kërkojnë që të gjejnë një zgjidhje për ndërtim të një ambulance dhe shkolle për nivelin e ulët arsimor.

Kjo protestë ka ardhur pasi që të premten banorët kanë parë që investitorët kanë filluar punimet për ndërtimin e xhamisë.

Sipas banorëve kanë ardhur disa individë dhe i kanë kërcënuar duke u thënë se askush nuk guxon tua ndërpres punimet.

Po këta banorë ndërtimin e xhamisë në lagjen Sylani e kanë kundërshtuar me peticion para dy viteve, dhe po në qershor të vitit 2017 kishin marr shkresën zyrtare nga Drejtoria e Urbanizimit në Mitrovicë se asnjë punë nuk do zhvillohet në atë zonë pa ujdi mes palëve.

Sipas banorëve aprovimin për ndërtim të kësaj xhamie e ka dhënë hoxha Gazmend Mehmeti, për të cilin kanë kërkuar që ti revokohet aprovimi nga Bashkësia Islame e Kosovës. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment