Ballkani Perëndimor nga muaji dhjetor pa roaming

 

Me insistim tё BE-sё, nё muajin e ardhshëm pritet të lidhet marrëveshja pёr heqjen e plotë të tarifave të roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja do të prezantohet në Sesionin Plenar të Grupit të Autoriteteve Rregullator Evropiane (BEREC) që do të zhvillohet në muajin dhjetor, njofton Kabllogrami

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian ndërmori një hap revolucionar, duke hequr plotësisht tarifat roaming brenda Unionit. Qytetarët e Bashkimit Evropian mund të flasin me tarifat e operatorit të tyre, në të gjitha vendet anëtare.

Komisioni Evropian është bërë nismëtar që një praktikë e tillë të ndiqet edhe mes vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor. Ky proces ka qenë i vështirë, për shkak të marrëdhënieve të vështira politike mes vendeve të rajonit, por edhe për shkak të interesave të ndryshme të secilit vend, shkruan Scan, transmeton Kabllogrami.

Vendet që kanë fluks të rëndësishëm turistësh dhe rrjedhimisht të ardhura nga roaming hyrës, nuk kanë pasur shumë interes të përfshihen në një marrëveshje të tillë. Por, me nismën e BE-së, kjo rezistencë duket se është thyer dhe, së shpejti, qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të mund të komunikojnë brenda të gjithë kësaj hapësire pa paguar tarifa roaming shtesë. /©kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment