Bahtiri nis nёnshkrimin e peticionit pёr bashkimin e Mitrovicës

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, të shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale sot kanë nënshkruar Peticionin përmes të cilit kërkohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të iniciojë procedurën për Ndryshim- Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim bashkimin e qytetit të Mitrovicës, por duke mos cenuar në asnjë mënyrë integritetin territorial të Republikës së Kosovës, bёn tё ditur Kablligrami

Bahtiri, theksoi se që nga sot fillon peticioni për bashkimin e Mitrovicës.

“Kërkoj nga ju që të dalim faqebardhë me këtë peticion, e ti drejtohemi në mënyrë legjitime Kuvendit të Kosovës. Nuk do të ketë parti politike, por do të jemi ne për të gjithë, peticioni fillon sot, dhe në qoftë se dikush do të ketë hamendje që nuk do të realizohet, gabon sepse do të realizohet. Ju lus si qytetar tё Mitrovicës që t’i dilni zot vendit tuaj dhe ditën e sotme t’i përgjigjeni vullnetarisht dhe masivisht iniciativës sime”, ka thёnё Bahtiri.

Bahtiri i ka bёrё thirrje edhe kryetarit tё PDK-sё, njёherit kryetar i Kuvendit tё Republikёs sё Kosovёs, Kadri Veselit që është nga Mitrovica që të nënshkruaj këtë peticion. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment