Fjala “krizë”, në gjuhën e shkruar kineze, përbëhet nga dy simbole. Njëri përfaqëson rrezikun, dhe tjetri përfaqëson mundësinë. /Xhon Kenedi/
Qeniet njerëzore dallohen vetëm nga intelekti, i cili arrihet nga edukimi dhe arsimi. Jeta nuk do gjykoj askënd me diplomën e institucionit arsimor në të cilën keni diplomuar, edhe pse kjo është e gjithashtu e rëndësishme, jeta do të na gjykoj vetëm për atë të cilën jemi të aftë ta bëjmë dhe ti dalim zot, pra të mos jemi “analfabet modern”, pseudo dhe njerëz të pavlera. Përtokja dhe arsimimi i dobët i një kombi, është katastrofa më e madhe humanitare, kolera e shekullit e cila drejtohet jo vetëm ndaj një brezi…
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve/Studentëve (PISA) është një studim ndërkombëtar që organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) çdo tre vjet (që nga viti 2000), në të cilin marrin pjesë shumë shtete dhe ekonomi botërore.
Në të tri fushat e përfshira në vlerësimin e PISA-s (lexim, matematikë dhe shkencë) Kosova u rendit ndër të fundit krahasuar me të gjitha vendet dhe ekonomitë tjera pjesëmarrëse. Madje jo vetëm ndër të fundit, por shumë larg nën mesataren (500 pikë), mjaft nën mesataren edhe të shtetit amë Shqipërisë.
Këto rezultate shumë të ulëta të Kosovës në PISA tregojnë që Kosova ka një sistem të arsimit jo-funksional, të dështuar, që nuk i përgatitë nxënësit për jetë dhe për të qenë të suksesshëm gjatë karrierës, si dhe që me këtë sistem të arsimit në Kosovë nxënësit tani s’kanë çfarë kërkojnë në tregun ndërkombëtar as sot as në të ardhmen e afërt. Këto rezultate treguan se ne si shtet e si shoqëri nuk përkasim në botën moderne, ne jemi në mesjetë, nuk jemi as afër vendeve e shoqërive të zhvilluara e të qytetëruara, të cilat aspirojmë t’i arrijmë.
Fëmijët tanë të cilët ndjekin arsimin fillor, duke u përgaditur për të ngritur fatin e tyre të shekullit të ardhshëm, ende llogarisin me gishtrinjë si konatbilistët e lashtë. Ndërsa bota prodhon kompjuter të cilët janë në gjendje të llogarisin mijëra operacione në sekonda, përgjegjësit tanë mburren për ndonjë godinë shkollore të ngritur në afatin e paraparë. Kjo është shkalla e vetmisë sonë. Kjo është shtypja, grabitja, braktisja, përmbytja dhe murtaja e zisë së bukës e dijes dhe fatkeqësisë. Luftërat shekullore, katastrofat sociale e politike, varfëria e padrejtësia nuk na lanë kohë të për të mësuar mësimet nga e kaluara dhe të mendojmë për të ardhmën.
Konfuzion dhe jo perspektivë
Sot, gjendja e arsimit në Kosovë dhe e shumë institucioneve arsimore ka arritur të jepet me tone të ashpra dhe madje të egra në nivelet më negative. Nga kjo dalin edhe rezultatet e PISA. Nga kjo askush sot nuk mund të mburret, si nga ana e qytetarëve, mësimdhënësve, profesorve por edhe nga nxënësit e studentët tanë. Trumbetimi për të arriturat në këtë fushë të jetës përbënë një simbiozë të hipokrizisë që pahetueshëm fqinjëron me vet lavdatat e panagjiristëve që nuk ngurrojnë të shprehen për përmbushje të shumfishuara të premtimeve të dhëna.
Arsimi shqip në Kosovë si në të kaluarën, ashtu edhe sot përballet me vështirësi e probleme nga më të ndryshmet. Institucionet tona të dijes dhe diturive njerëzore kanë bartur mbi vete peshën e stërekeqjeve dhe dezorientimeve të padëshiruara. Duke pasur mbi vete peshën e një mos interesimi dhe monopole të ndryshme politike, arsimi ynë këto vite ka kaluar vetëm nëpër shkëputje të dhembshme, shkëputje të pasuara me rrënime e paroksizëm nga ana e atyre që kanë udhëhequr me këtë segment të rëndësishëm të jetës.
Për të bërë një balancë dhe për ta vënë në peshojën e diskutimeve se ku ndodhet sot arsimi dhe institucionet tona shkollore e shkencore, deomos duhet të fokusohemi në thelbin e çështjeve dhe në sindromën për çka vuajnë sot institucionet tona arsimore.
Në radhë të parë gjendja në tërë institucionet tona shkencore dhe arsimore, pa hezitim mund të thuhet se është kaotike. Arsimi shqip në Kosovë me apo pa dashje, me dituri apo edhe fare pa të është vënë në kuotat e mosinteresimit, indiferencës dhe udhëheqjes diletanteske nga njëra anë, pastaj korrupsioni, padrejtësia nga ana tjetër përbëjnë arsyet që do të përligjnin plotësisht optikën pozitive.
Për t’i elaburuar disa segmenete të pohimeve të sipërthëna po marrim vetëm disa shembuj që në mënyrën më të sheshueshme japin fotografinë e gjendjes dëshpruese dhe rrugën e rrethit të hekurt nëpër të cilin po kalon arsimi ynë. Pohimet rreth efikasitetit në studime me shifra të kufizuara të ndonjë individi janë anakronike të pabaza dhe nuk do t’i shtonin aspak vlerat e të arriturat e gjithmbarshme shkencore e arsimore.
Monopolet politike mbi arsimin
Ministritë e njëpasnjëshme të Arsimit të pasluftës në Kosovë, si dhe njerëzit kompetent gjatë tërë mandatit të udhëheqjes së tyre, nuk kanë rreshtur së demonstruari ide shtegëmbyllëse të kësaj lëmije delikate për kombin dhe të ardhmën etij. Ata gati asnjëherë nuk ka qenë në rrjedhat e vlerave të nevojshme shkencore e meritore çfarë i duhej të ishte në të vërtet arsimi shqip, por dukej se vetëm kalimi I viteve dhe abuzimi sikur ishin synime kryesore. Ani se aty këtu janë shënuar rezultate dhe vlera çfarë duhej të ishin në të vërtet.
Institucionet tona arsimore nuk do hamendje se gjatë tërë kësaj periudhe ishte shndërruar në një çështje për të cilën si pluhuri pas shtrëngatës kishin brufulluar kaose dhe shpërqëndrime. Në tërë këtë rrokopujë duhet theksuar se është koha e fundit kur arsimi, shkenca dhe institucionet e dijës sonë duhet të departizohen dhe të zhveshen nga çdo lloj ambalazhi politik, nga jo prefosionistët dhe njerëzit me dije të mangëta. Mjaftë bajraktarët dhe dhaskalët që terrorizojnë arsimin shqip në Kosovë.
Sot, në kohën kur më së tepërmi na nevojitet puna me përkushtim për t’i përmbushur hapësirat shpirtërore e denigruese të krijuara nga vitete e plumbta të robërisë, soji i të tillëve ende dëshirojnë të kënaqen në krijimin e një ambienti të bohemizuar ku askush të mos i kërkoj llogari askujt, ku brenda natës të formulohen forma e metoda ku shlirshëm mund të shtrihen buajt e të lodrojnë demonët mbi arsimin, shkencën dhe institucionet tona që i krijuam me mundin dhe gjakun tonë.
Pas kësaj, të vetëdijesohemi dhe të mobilizohemi të gjithë që vërtetë të ndërtojmë sistem të mirëfilltë të arsimit në Kosovë. Pra, të ndërtojmë sistem të arsimit në Kosovë e jo ta reformojmë atë, sepse s’kemi çfarë reformojmë. Sistemi ekzistues (i ashtuquajtur) i arsimit në Kosovë është vetëm sistem i punësimit të njerëzve, jo sistem i arsimit.
Kjo nënkupton që është momenti i fundit që vendimmarrësit në Kosovë dhe qytetarët e Kosovës ta kuptojnë se ne harxhojmë qindra miliona euro tonat çdo vit për t’i shkatërruar dhe për t’i mbytur fëmijët tanë. Mësimi dhe dituria është një potencial i fuqishëm për cilindo… Padituria e shitur për dije është një ultrahelmim me fuqinë më të madhe çorientuese. Larg duart nga arsimi i atyre që mundohen të mësojnë bashkë me nxënësit e tyre… /©Kabllogrami/